Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

I mori makinën shokut për një xhiro, ndahet nga jeta futbollisti i LUFTËTARIT

Shkruar nga NEWSPORT

Luftëtari dhe futbolli shqiptar në zi. Mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta lojtari i moshave, Myftar Xhebro. 17-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me makinë, teksa ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë madhe.

Në afërsi të fabrikës së këpucëve, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë. Lajmi është bërë me dije edhe nga Policia e Shtetit që në njoftimin tregonte:

"Në afërsi të ish fabrikës se këpucëve në Gjirokastër, një automjet tip Benz ka dale nga rruga dhe është përplasur në një pemë.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi M.Xh., 17 vjeç, banues në Gjirokastër (automjeti nuk është në pronësi të këtij shtetasi). Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit".

Sot, para ndeshjes Laçi - Luftëtari është vendosur të mbahet një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të të ndjerit Xhebro. Ai i kishte marrë makinën shokut të tij për të bërë një xhiro, por shpejtësia e madhe, bëri që të humbë jetën.

I ndjeri Xhebro
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga