Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

I mbijetoi sulmit të Stambollit, futbollisti rrëfen tmerrin: "Mora të dashurën në kurriz, dëgjova krisma dhe pashë njerëz të shtrirë në tokë"

Shkruar nga NEWSPORT
I mbijetoi sulmit të Stambollit, futbollisti rrëfen tmerrin:

Në ngjarjen tragjike që ndodhi në Stamboll, ku një person i maskuar si babagjysh vrau 39 vetë, një futbollist turk ka qenë njëri prej atyre që i mbijetuan sulmit. Ai quhet Sefa Boidash dhe luan me skuadrën e Bejlerbej. Boidash ka rrëfyer se çfarë ndodhi atë natë në klubin "Reina", ku humbën jetën 39 vetë dhe 69 të tjerë u plagosën.

“Kishim vetëm dhjetë minuta që ishim futur. Teksa po zinim vend, te dera doli shumë tym e pluhur. Pastaj u dëgjuan të shtëna dhe vajzave po u binte të fikët. Njerëzit shkelnin mbi njëri-tjetrin për të shpëtuar.

Nuk e pashë atë që qëlloi, por dëgjova krismat dhe njerëzit që bërtisnin teksa përpiqeshin të dilnin. Policia mësyu menjëherë. E dashura ime kishte veshur taka, prandaj e ngrita dhe e mbajta në kurriz”, përfundoi Boidash për mediet turke.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga