Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Trajneri i Lushnjes, Bano tregon përgatitjet e Lushnjes dhe përforcimet e merkatos

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i Lushnjes, Bano tregon përgatitjet e Lushnjes dhe

Lushnja është duke u përgatitur për sezonin e ri. Skuadra që u ngjit në Superligë ka bërë deri tani disa afrime në merkato, por trajneri Artan Bano, në një intervistë për Supersport pranon se duhen të tjera afrime.

"70% të skuadrës e kemi performuar dhe tani po presim afrimet e tjera për të forcuar më shumë ekipin.

Superliga po bëhet një kampionat shumë i fortë nga viti në vit.

Ndaj, ne na del si detyrë që të kemi 18-20 futbollistë të të njëjtin nivel për të përballuar kampionatin.

Deri tani kemi zhvilluar dy ndeshje miqësore. Ai në Leçe ishte një takim që erdhi pas një udhëtimi rraskapitës për ne. Por, zhvilluam një lojë të mirë deri në minutën e 60-të.

Kemi bërë pesë goditje në këtë merkato vere: Bejte, Pepa, Gava dhe Bitri dhe Meto. Kemi gati kontratën edhe për Shkullakun, një futbollist shumë i mirë. Publiku i zjarrtë i Lushnjes është një vlerë e shtuar për ne. Përveç skuadrave si Kukësi, Skënderbeu, Partizani dhe Flamurtari që janë për titull, gjashtë skuadrat e tjera do luftojnë për mbijetesë deri në fund", tha trajneri Bano për Supersport.

 

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga