Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ekipet s’kanë kohë për të humbur, të dielën dhe të hënën “thirren” në aksion (AXHENDA)

Shkruar nga NEWSPORT
Ekipet s’kanë kohë për të humbur, të dielën
"Abissnet Superiore"

Vllaznia, Elbasani, Dinamo dhe Egnatia ia dolën ditën e djeshme të sigurojnë kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, teksa eliminuan Bylisin, Partizanin, Tiranën dhe Teutën.

Por për to nuk ka shumë kohë për të “pushuar”, pasi do të duhet të zbresin shumë shpejt në fushë, këtë herë për llogaritë e Superiores. Kjo pasi të dielën dhe të hënën, java e 27-të e kampionatit i “thirr” në aksion për të bërë mes tyre llogaritë e 3 pikëve.

Kështu duele shumë delikate dhe mjaft të luftuara janë në program, ndërsa do të zhvillohen të ndara në 2 ditë. Për të dielën janë programuar 3 sfida. Gjithçka do të nisë me përballjet Bylis – Vora dhe Tirana – Elbasani në orën 15:00. Të dyja këto sfida do të luhen paralelisht në “Adush Muça” dhe “Selman Stërmasi”, ndërkohë në orën 18:00 e gjithë vëmendja do të përqendrohet te sfida Flamurtari – Vllaznia, e cila do të luhet në stadiumin “Flamurtari”.

Ndërkohë për të hënën do të marrin vëmendjen 4 ekipet e tjera. Do të luhet gjithashtu paralelisht në Rrogozhinë dhe Tiranë, në orën 19:00.  Në “Egnatia Arena” do të sfidohen Egnatia dhe Teuta, ndërsa në “Air Albania” do të përballen Dinamo City dhe Partizani, ku mes tyre do të bëjnë llogaritë e derbit.

NDESHJET:

Bylis – FK Vora, 08.03.2026, ora 15:00, “Adush Muça”

Tirana – AF Elbasani, 08.03.2026, ora 15:00, “Selman Stërmasi”

Flamurtari – Vllaznia, 08.03.2026, ora 18:00, “Flamurtari”

Egnatia – Teuta, 09.03.2026, ora 19:00, “Arena Egnatia”

Dinamo City – Partizani, 09.03.2026, ora 19:00, “Air Albania”

Poll

Lexo gjithashtu