Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FOTOLAJM/ Eliminimi nga Kupa s’i gjunjëzon dot, zyrtari i Partizanit me “sytë” nga titulli: Më të fortë dhe gati!

Shkruar nga NEWSPORT
FOTOLAJM/ Eliminimi nga Kupa s’i gjunjëzon dot, zyrtari i Partizanit
Agim Ibraimi & Gaz Demi

Partizani u mposht me shifrat 1-3 nga Elbasani në çerekfinalen e sotme të Kupës, duke u eliminuar. Megjithatë, duket se fryma në kampin e kuq është ende pozitive.

Diçka të tillë e tregon edhe postimi i Drejtorit Sportiv të “Demave”, Agim Ibraimi. Ky i fundit ka publikuar në rrjetin social “Instagram” foton e ekipit të Partizanit dhe krah saj fjalë motivuese.

“Ndonjëherë ne fitojmë. Ndonjëherë ne mësojmë. Por ne nuk dorëzohemi kurrë. Jam krenar për këtë ekip! Më të fortë dhe gati”, shkruan Ibrahimi në “InstaStory”.

Kujtojmë se Partizani mban vendin e 5-të me 39 pikë në kampionat, në kuotë të njëjtë me Dinamon e vendit të 4-t. Kjo do të thotë se të kuqtë janë ende në garë për “Final Four” dhe titullin kampion.  

FOTOLAJM/ Eliminimi nga Kupa s’i gjunjëzon dot, zyrtari i Partizanit
 

 

Poll

Lexo gjithashtu