Partizani fiton në Korçë ndaj Skënderbeut 2-1. Të kuqtë marrin tri pikë të çmuara në një sfidë spektakolare falë dy golave të Kaleb Ekuban duke përmbysur disavantazhin që kishte fiksuar Xhejms në minutën e 11-të.
Partizani e mbyll fazën e dytë të Superligës në vendin e dytë me 35 pikë, 1 më pak se Kukësi i vendit të parë dhe 3 më shumë se Skënderbeu i vendit të tretë.
Në minutën e 80-të, Fili doli përballë portierit Shehi, por sulmuesi i Partizanit zhgënjeu duke mos shënuar nga një pozicion i volitshëm. Vazhdon Skënderbeu-Partizani 1-2.
Ekuban ngre peshë tifozët e Partizanit. Sulmuesi i të kuqve kalon skuadrën e tij në avantazh me golin e shënuar në minutën e 57-të.
https://www.youtube.com/watch?v=yxPfqx8aXPA&feature=youtu.be
Skënderbeu-Partizani 1-2
Shënues: Xhejms 11'/ Ekuban 33', 57'
Pjesa e dytë ka nisur me një rast shumë të mirë për korçarët. Xhejms hyri në zonë në minutën e 50-të dhe goditi fort, por topi u përplas në traversë.
Partizani barazon rezultatin. Ekuban realizon në minutën e 33-të duke vendosur baraspeshën në fushën e lojës.
Goli i Xhejms ka kaluar në avantazh vendasit në minutën e 11-të, ndërsa të kuqtë janë munduar përmes goditjeve standard për të barazuar, si në rastin e Bathës në minutën e 29-të.
Mesfushori i Partizanit goditi fort, por portieri Orges Shehi devijoi me njërën dorë në këndore.
Atmosfera është elektrizuese në shkallët e stadiumit. Tifozët korçarë e kanë nisur menjëherë me ofendime ndaj rivalëve të tyre të kuq.
-Goli i Xhejms Adeniji që kalon në avantazh Skënderbeun
https://www.youtube.com/watch?v=-cqxUXvXxRE&feature=youtu.be
-Tifozet e Skenderbeut para startit te ndeshjes
https://www.youtube.com/watch?v=O2ZD0gT6A94&feature=youtu.be
Formacionet
Skënderbeu: Shehi, Mici, Osmani, Jashanica, Vangjeli, Nimaga, Lilaj, Orelesi, Salihi, Xhejmes, Latifi
Trajneri: Andrea Agostineli
Partizani: Hoxha, Ibrahimi , Atanda, Krasniqi, Kalari, Batha, Ramadani, Trashi, Vila, Torasa, Ekuban
Trajner: Sulejman Starova
Gjyqtarë: Kridens Meta, Ermal Barushi, Ridiger Çokaj, Rejdi Avdo
Pas porte: Eldorian Hamiti dhe Juxhin Xhaja
Karton i verdhë: Trashi