Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

I dha fitoren Napolit në "frymën" e fundit, Amir Rrahmani: Ky vit i tillë do të jetë, do e kemi të vështirë për të fituar

Shkruar nga NEWSPORT
I dha fitoren Napolit në "frymën" e fundit, Amir Rrahmani:

Amir Rrahmani ishte “shpëtimtari” i Napolit në ndeshjen që këta të fundit luajtën në shtëpi përballë Salernitanës. Sfida e vlefshme për javën e 20-të të kampionatit italian përfundoi me fitoren 2-1 të Napolit.

Ishte pikërisht Rrahmani ai që i dha fitoren napolitanëve në “frymën” e fundit. Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës ia doli të shënonte në minutën e 96’ të sfidës, duke i dhënë kështu një 3 pikësh me shumë vlera të tijëve.

Teksa pas ndeshjes ishte vetë qendërmbrojtësi që foli shkurtimisht. 29-vjeçari nga Prishtina tha se pret që ky vit të jetë tepër i vështirë për të fituar.

“Ndeshje që i kishte të gjitha. Nga tensioni e deri te vështirësitë e shumta. Ky vit i tillë do të jetë, do e kemi gjithmonë të vështirë për të fituar. Vuajtëm edhe ndaj Salernitanës, por arritëm të fitonim. Shpresoj të vazhdojmë përpara me rezultate pozitive”, është shprehur Rrahmani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga