Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

I del në "krah" Asllanit dhe flet për kundërshtarin, Simone Inzaghi: Interi duhet të kishte bërë më shumë

Shkruar nga NEWSPORT
I del në "krah" Asllanit dhe flet për kundërshtarin,

Interi barazoi 1-1 në transfertën ndaj Real Sociedad. Në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë të fazës së grupeve të Champions League, zikaltërit u mjaftuan me 1 pikë.

Pas kësaj sfide, u prononcua për mediat trajneri i Interit, Simone Inzaghi.

NDESHJA – “Ishte një ndeshje relativisht e mirë, bëmë mirë që vazhduam lojën. Kishim përballë një kundërshtar të fortë. E dinim, ishim gati por nuk patëm qasjen e zakonshme. Pësuam një gol që mund ta shmangmin”, u shpreh tekniku italian.

PARAQITJA E ASLLANIT DHE ARNAUTOVIC – “Unë mendoj se nuk mund të ndalemi të paraqitjet e vetëm disa elementeve. I gjithë Interi duhet të kishte bërë më shumë, duke përfshirë dhe mua. Duhet të përgëzojmë kundërshtarin pasi ishin të shkëlqyer”, shtoi Inzaghi.

BEFASIMI NDAJ SOCIEDAD – “Është një skuadër e shkëlqyer, ne e dinim këtë, por nuk e kishimn përjetuar nga afër atmosferën e stadimut. Më befasuan tifozët, ata kanë tifozët të ‘ngrohtë’”, mbylli fjalën e tij trajneri i Interit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga