Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

I anulluan golin në minutat e fundit ndaj Partizanit, Vllaznisa letër FSHF-së: Olsid Ferhataj dhe Andi Koçi “non-grata”, të përjashtohen nga Superliga  

Shkruar nga NEWSPORT
I anulluan golin në minutat e fundit ndaj Partizanit, Vllaznisa letër

Vllaznia nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 ndaj Partizanit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Sfida e luajtur ditën e djeshme në “Elbasan Arena” nuk prodhoi fitues, por prodhoi shumë polemika.

Shkodranët shënuan gol me Aralicën në minutat shtesë, por gjyqtari Ferhataj mori sinjalizim nga gjyqtari Andi Koçi që ishte në VAR dhe pas rishikimit në VAR vendosën të anullonin golin.

Një veprim i tillë solli irritimin e lojtarëve dhe drejtuesve të Vllaznisë që reaguan ashpër. Në Shkodër duket se nuk janë mjaftuar me kaq, por kanë vendosur ta çojnë këtë çështje edhe më larg. “Shkodra Sport”, bën me dije se drejtuesit e Vllaznisë i kanë dërguar një letër FSHF-së duke i kërkuar që Andi Koçi dhe Olsid Ferhataj të mos i arbitrojnë më, duke i shpallur në një farë mënyre, “non-grata”.

Drejtuesit shkodranë nuk janë ndalur me kaq pasi i kanë kërkuar Federatës që të dy gjyqtarët të përjashtohen fare nga sfidat e Superligës e madje të niset një hetim disiplinor për anullimin e golit ndaj Partizanit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga