
Duket se Hysaj sa po kalojnë ditët është edhe më afër Chelseat. Shkak për këtë është bërë Igli Tre. Sa do e çuditshme të dëgjohet, drejtori sportiv i Lazios ka zgjidhur ngërçin në një farë mënyre mes dy skuadrave.
Lazio nga ana e saj ka bërë një ofertë të majme për Zappacostën, lojtarin e Chelseat. 13,5 milionë euro i ka ofruar ekipi i kryeqytetit italian për lojtarin. Kështu tek londinezët e Chelseat është hapur një vend për një mbrojtës dhe Sari nuk e fsheh emaptinë që ka për lojtarin shqiptar.
"Evening Standart" raporton se De Laurentis kërkon plot 45 milionë euro, të cilat do ta bënin të mendohej mirë stafin drejtues te Chelseat.
Poll