
Interi u mposht nga Juventusi me shifrat 2-0. Një dhumbje që dhemb në kampin e zikaltërve, të cilët shikojnë t’iu largohet akoma më shumë kreu i renditjes.
Pas kësaj disfate ka folur edhe Simone Inzaghi, i cilia ka theksuar se episodet vendosën ndeshjen.
“Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë, u ndëshkuam në fillim të pjesës së dytë. Mund të barazonim me Lautaron, më pas erdhi edhe goli I dytë. Është një humbje që dhemb. Vjet fituam një ndeshje që nuk e meritonim, ndërsa sot rezultati 2-0 nuk është i drejtë. I tillë është futbolli, janë episodet ato që vendosin dhe ne nuk përfituam kur kishim mundësi. Duhet të paraqitemi më mirë në ndeshjet direkte. Titulli? Në këto momente Interi duhet të ketë më shumë vazhdimësi. Kishim 4 fitore, kjo është një humbje që dhemb”, tha Inzaghi.