Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Humbje në tavolinë për PARTIZANIN, ja çfarë thotë rregullorja për dhunën ndaj fotografit të FLAMURTARIT

Shkruar nga NEWSPORT
Humbje në tavolinë për PARTIZANIN, ja çfarë

Partizani rrezikon të dënohet nga komisioni i Disiplinës për shkak të disa tifozëve që hynë në stadium dhe goditën fotografin e skuadrës së Flamurtarit. Në bazë të rregullores skuadra kryesuese e kampionatit rrezikon të humbas ndeshjen në tavolinë, ashtu siç ndodhi në rastin e ndeshjes Tomori-Apolonia. Ja çfarë thotë rregullorja e e Kodit të Disiplinës për të tilla raste.

Neni 65 Dështimi në përmbushjen e përgjegjësive

Pika 3/b Në rastin e hyrjes brenda pjesës së rrethuar të fushës së lojës të ndonjë personi, duke shkaktuar akte të dhunës ndaj lojtarëve në fushë dhe/ ose zyrtarëve të ndeshjes, dhe/ose ndërprerje të lojës, ekipi përgjegjës për sigurinë e ndeshjes në stadium, ose ekipi përgjegjës për aktet e kryera do të penalizohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 si dhe zhvillimin e 4 ndeshjeve pa spektatorë.

Pika 4 Organi gjykues ka të drejtë të vendosë dënime edhe nëse nuk është verifikuar ndonjë shkelje e përcaktimeve këtu në kod, por thjesht për çështje të mospërmbushjes së standardeve të sigurisë.

Tashmë i ngelet në dorë Komisionit të Disiplinë për të dhënë verdiktin final për dhunën e ndodhur në stadiumin "Selman Stermasi" në ndeshjen Partizani-Flamurtari.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga