Rustem Hoxha do mungojë disa muaj për Ballkanin e Ilir Dajës. Mbrojtësi 30 vjeçar këputi ligamentin e gjurit në miqësoren kundër Shkupit, duke iu nënshtruar operacionit.
I njohur në Superligën shqiptare për paraqitjet me Teutën, Kukësin apo Luftëtarin, Hoxha do jetë mungesë e madhe për Ilir Dajën në Champions, teksa ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale.
"Lojtari ynë, Rustem Hoxha, pësoi lëndim në ndeshjen miqësore kundër Shkupit e fatkeqsisht pas ekzaminimëve në Shqipëri, rezultatet treguan qe e ka këputur ligamentin e gjurit. Teksa sot ka përfunduar me sukses operimin. Ky lëndim do ta lërë jashtë fushës disa muaj. Ne i dëshirojmë shërim të shpejtë e të lehtë, dhe kthim sa më të shpejtë në fushat e gjelbërta", njofton Ballkani.
