Bylisi ka zbritur në fushën stërvitore ditën e djeshme për t’u përgatitur për ndeshjen me Vllazninë të premten. Humbja me Tiranën ka lënë një shije të hidhur në kampin ballshiot për nga mënyra sesi po shkonte ndeshja. Problemet e shënimit nuk janë problematike te Bylis por në dy ndeshjet e fundit, ekipi ka pësuar një ngërç.
Shpërdorimi i rasteve me Kukësin dhe Tiranën kanë rënduar në rezultatet e ndeshjeve me Lajthinë, Kaçorrin dhe Beji që prodhojnë volum të lartë loje por pa arritur të çojnë topin në rrjetë. Megjithatë, një lajm i mirë vjen për trajnerin Bellai, teksa në stërvitje është bashkuar sulmuesi i talentuar, Qardaku. Shkodrani ka lënë pas dëmtimin dhe do të jetë gati për ndeshjen nga ish-it, Vllazninë.