
Spanja pësoi një humbje befasuses ndaj Skocisë mbrëmjen e djehsme teksa u mpsht 2-0, një hap fals në garën për vendin e parë në grupin e tyre për kualifikueset e Euro 2024. David Garcia, mbrojtësi i Osasunas që debutoi me “Furinë e Kuqe” mbrëmë në moshën 29 vjeçarë ka gjetur një arsye të veçantë për këtë humbje.
“Gjatësinë e barit ne e vumë re menjëherë sapo shkelëm në stadium dhe në fund rezultoi të ishte një nga arsyet e humbjes. Megjithatë, nuk dua të justifikohem, duhet të marrim përgjegjësitë dhe fajin ta gjejmë tek vetja.
Duhet të shohim dhe të studiojmë se çfarë gabuam ndaj Skocisë. Më bëhet qejfi për debutimin me kombëtaren, por ishte një humbje e rëndë. Ata na goditën dy herë dhe shënuan. Duhet të mësojmë dhe të nxjerrim më të mirën nga kjo situatë”, u shpreh Garcia.