Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Humbi derbin, trajneri i Llapit "shpërthen" pas ndeshjes: Nuk mposhtëm dot gjyqtarin , VAR-i dëshiron Gjilanin kampion

Shkruar nga NEWSPORT
Humbi derbin, trajneri i Llapit "shpërthen" pas ndeshjes: Nuk

Llapi u mposht ditën e sotme në derbi ndaj Gjilanit me rezultatin 2-1. Miqtë që drejtohen nga Batatina e mbyllën pjesën e parë në avantazh, por në fraksionin e dytë ngelen me 10 lojtarë dhe pësuan dy gola duke dalë me humbje nga kjo ndeshje. Pas sfidës, trajneri Batatina shpërtheu për gjyqtarin e ndeshjes, Mentor Ajeti. Sipas numrit një të stolit të Llapit, arbitri ndikoi në ndeshje, ndërsa edhe pse sfidat luhen me VAR sërish nuk merren vendime të drejta.

"Mendoj që Gjilani se fitoi lojën, por Mentor Ajeti me ekipën e vet. E pamë nga fillimi që është kundër Llapi dhe dëshiron me çdo kusht ta mposht Llapin. Bëri çdo gjë për të ardhur te zona dhe ta akordojë penallti. E pamë se cila ekip dominoi në fushë, por ne nuk mundemi të luftojmë ndaj 6 gjyqtarëve. Mentori nuk duhet më të drejtojë ndonjë tjetër takim të Llapit, ose përndryshe do të marrim ndonjë tjetër masë.

Janë bërë shumë ndeshje dhe VAR-i siç duket dëshiron Gjilanin kampion. Kush e ka parë sot futbollin, e ka parë që çdo vendim ka qenë kundër Llapit. Nuk është me rëndësi a fiton Gjilani a Llapi, por niveli i Kosovës që i sjellin fëmijët që nuk i kanë bërë as dy ndeshje në Superligë, dalin të arbitrojë një derbi të tillë. Ekspertët gjyqtarë po vendosën në VAR-i dhe ky në fushë, nuk pranohet. Nuk është e mirë të na dëmtojnë në këtë formë. Dëshirojmë që të na gjykojnë ndeshjen gjyqtarë me stema të UEFA-s, që edhe nëse gabojnë e dimë që nuk ishte me qëllim".

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga