
Shkëndija luan sot në 20:00 sfidën e kthimit me Mura në Slloveni. Ndeshja vlen për turin e parë të Champions League, me tetovarët që kanë humbur në ndeshjen e parë 0-1 në Shkup. Përpara ndeshjes, trajneri i kuqezinjve Ernest Gjoka është shprehur se ka besim te djemtë e tij se rezultati sot do flasë për ta,
"Patjetër që besojmë në kualifikim, pasi këtë e dëshmuam edhe në ndeshjen e parë në Shkup, përveç fatit të keq që nuk arritëm të gjejmë golin përkundër faktit se mundësitë ishin me shumicë.
Mura është ekip i fortë fizik, jo rastësisht ka dalë kampion i Sllovenisë. Por ne besojmë në cilësitë tona dhe te fitorja. Dy gjëra i kemi kërkuar skuadrës, të jenë më agresivë dhe të jemi cinik para portës që don të thotë ato raste që do të kemi t'i shfrytëzojmë 100%", tha Gjoka.