Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

NBA/ Houston Rockets ndryshon pronar për 2.2 miliardë

Shkruar nga NEWSPORT
NBA/ Houston Rockets ndryshon pronar për 2.2 miliardë

2.2 miliardë dollarë, diçka më pak se gjysma e buxhetit vjetor të Shqipërisë. Kaq vlen një skuadër e NBA. Bëhet fjalë për Houston Rockets që ka ndryshuar pronar duke u bërë skuadra më e shtrenjtë e historisë së koshit amerikan pasi askush më parë nuk kishte paguar një shumë të tillë për të blerë një markë të këtij sporti. Rekordin e ka thyer 60 vjeçari Tilman J. Fertitta, i cili ka arritur t’i shkëpusë manjatit Les Alexander klubin.

“Jam shumë i nderuar që u zgjodha pronari i ri i Houston Rockets. Për mua është një ëndërr që bëhet realitet”, theksoi Fertitta menjëherë pas kalimit të pronësisë në duart e tij. Alexander kishte njoftuar nxjerrjen në shitje të Rockets që në muajin Korrik, vetëm pak ditë pas blerjes së Chris Paul dhe rinovimit të James Harden që do të përfitojë 227 milionë për 6 vjet. Në garë ishin shumë shoqëri madje edhe njerëz të famshëm si Hakeem Olajuwon, Dikembe Mutombo e Beyoncé, por Fertitta punoi jashtë prozhektorëve duke arritur marrëveshjen e çmendur, shkruan Supersport.

Ai ka lindur në Galveston dhe në Houston njohet si “Blerësi i një miliardë dollarëve”. 60-vjeçari ka një pasuri që llogaritet në 3.2 miliardë dollarë të fituara në fushën e hotelerisë, kazinove, restoranteve dhe në fushën e ndërtimit. Përveç skuadrës, ai arriti të blejë edhe të drejtën e menaxhimit të “Toyota Center” ku luan ndeshjet e shtëpisë skuadra nga Teksasi. “E njoh Tilman që prej 24 vjetësh dhe nuk besoj se do të kisha gjetur njeri më të përshtatshëm për të vazhduar traditën e Houston Rockets”, deklaroi pas finalizimit të marrëveshjes Leslie Alexander, i cili largohet nga drejtimi i raketave pas më shumë se 2 dekadave me dy tituj të fituar në vitet 1994-1995. Pavarësisht ndryshiit të pronarit, objektivi i Houston nuk ndryshon. Skuadra teksane synon që këtë sezon me dyshen Harden-Paul të thyejë hegjemoninë e Golden State në Perëndim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga