Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Historia prekëse e lojtares angleze, u diagnostifikua me sëmundje të rëndë dhe vendosi të mos heqë dorë (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
Historia prekëse e lojtares angleze, u diagnostifikua me sëmundje

Jade Almond është portierja e skuadrës së Wigan që ka luajtur prej moshës 10-vjeçare me ekipet zinxhire. 16-vjeçarja u aksidentua para një viti me makinë, ku zbuloi se ka një sëmundje që mund ta paralizojë për gjithë jetën e saj. Doktorët dhe specialistët i sugjeruan që të mos vazhdojë më të luajë futboll, pasi ky sport mund ta dëmtonte dhe ta përkeqësonte situatën e saj.

"Kur doktorët më thanë të heq dorë nga futbolli, ishte më e dhimbshme se sa kur mora vesh se isha sëmurë", tha për "Daily Mail" vajza 16-vjeçare. Asaj iu desh 1 vit i tërë që të mësojë se kur mund të ecë prap. Sot, stërvitet sërish me skuadrën e saj.

"Kur u shërova, mendova se si do të ishte jeta ime pa futbollin. Do ishte më mirë për mua të vdisja tani se sa të mos vazhdoja të luaja", shtoi për "Daily Mail" futbollistja e Wigan.

Ambiciet e saj janë të mëdha, një ditë të luajë për skuadrën e parë të femrave. Nga ëndrrat s'mund të hiqet dorë dhe Jade është një shembull që duhet ndjekur. /Newsport.al/

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu