Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Bayern Munich TRONDITET para ndeshjes me Realin, dëmtohet ylli i sulmit

Shkruar nga NEWSPORT
Bayern Munich TRONDITET para ndeshjes me Realin, dëmtohet ylli i sulmit
Lennart Karl, Josip Stanisic & Michael Olise

Talenti i Bayern Munich, Lennart Karl është dëmtuar dhe do të mungojë në ndeshjen e kthimit përballë Real Madrid, në kuadër të çerekfinaleve të UEFA Champions League. Klubi gjerman ka njoftuar një dëmtim në muskuj.

“Lennart Karl do të jetë jashtë fushave. Lennart Karl ka këputur një muskul në pjesën e pasme të kofshës së djathtë. Diagnoza u konfirmua nga stafi mjekësor i FC Bayern. Shërim të shpejt Lennart”, shkruan klubi bavarez.

Përsa i përket mungesës së 17-vjeçarit, edhe pse nuk është titullar, Karl përdoret shpesh si një lojtar kyç për të freskuar sulmin pas minutës së 60-të. Por përballë “Los Blancos”, trajneri Vincent Kompany duket se s’do ta ketë këtë “luks” zgjedhjeje.

Kujtojmë që Bayern Munich dhe Real Madrid do të përballen të mërkurën e 15 prillit në “Allianz Arena”, duke nisur prej orës 21:00. Gjermanët kanë avantazhin e ndeshjes së parë, të cilën e fituan 1-2.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Bayern (@fcbayern)

Poll

Lexo gjithashtu