Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

HISTORIA/ Besnik Hasi dhe Sadiku nuk ia dolën, a do mundet Ernest MUÇI të zbusë huliganët e Legias?

Shkruar nga NEWSPORT

Transferimi i Ernest Muçit në kampionatin polak te Legia e Varshavës është diçka e mbyllut. Sulmuesi 19 vjeçar i Tiranës kaloi dje testet mjekësore, ndërsa u përshëndet virtualisht me tifozët e skuadrës së re. Të cilësuar si një ndër tifozeritë problematike në Europë, mes ultrasve të Legias gjenden edhe huliganë që kërkojnë të prishin lojën e futbollit.

Historia e Legias me shqiptarët është e ndërthurur. 30 qershorin e 2015, Kukësi përballej në "Qemal Stafa" me skuadrën polake, për raundin e tretë kualifikues të Europa League. 0-3 për miqtë përfundoi ndeshja e zhvilluar në Shqipëri, ndërsa protagonistë u bënë tifozët miq. Përplasja me policinë dhe tifozët e Kukësit nuk mungoi, duke shkaktuar kaos për minuta të tëra.

Dukshëm, tifozët e Legias kanë një inat të mbarsur me shqiptarët prej Kosovës, pasi shpeshherë kanë shpalosur në stadium banderola kundër shqiptarëve. Megjithëse në skuadër kanë pasur lojtarë dhe trajner nga Shqipëria e Kosova, ende huliganët nuk janë "zbutur".

Në verën e sezonit 2015-16, në stolin e Legias do ulej ish-kapiteni i Kombëtares kuqezi, Besnik Hasi. Shqiptari i Kosovës ia doli të drejtojë skuadrën në 18 ndeshje, duke mos marrë rezultatet e pritshme. Më pas, dy sezone më vonë, në 2017-2018, Armando Sadiku luajti 17 ndeshje me Legian, duke shënuar dy gola. Edhe për sulmuesin nuk ishte zgjedhja më e mirë në karrierë, teksa u largua nga Polonia pa shkëlqim.

E treta e vërteta është për Muçin, me 19 vjeçarin shqiptar që do duhet të tregojë aftësitë e tij të padiskutueshme në klubin që I besoi hapin e madh në karrierë. Me shokë dhe skuadër të re, në një vend me stil të ndryshëm futbolli, barra për Muçin nuk bie vetëm në zbutjen e tifozëve të skuadrës së tij ndaj Shqipërisë, por edhe në performancën e mirë në fushë. /Stavro Anesti Dhimitri/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga