
E rikonstruktuan stadiumin tërësisht një vit më parë, duke i dhënë pamje të re dhe duke mos i lënë asnjë detaj pa plotësuar, por këtë vit sezoni do të nisë me dyert e hapura, pa llogaritur investimin e bërë.
Flasim për Bylisin, ku drejtuesit mallakastriotë kanë vendosur që hyrja të jetë e lirë në stadium, duke ndjekur kështu traditën e krijuar në pesë javët e fundit të kampionatit të sezonit të shkuar, ku ballshiotët patën mundësi të ndiqnin ekipin e tyre të zemrës pa paguar biletë.
Nesër Bylisi do të presë Pogradecin për takimin e parë të kampionatit të këtij viti, ku nuk duan që të diskutojnë fitoren, por që presin mbështetje të madhe të tifozëve të tyre.
Poll