Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Himni i dytë i shqiptarisë, ‘Mora Fjalë’ vjen LIVE nga Shkurte Fejza në “Air Albania”

Shkruar nga NEWSPORT
Himni i dytë i shqiptarisë, ‘Mora Fjalë’ vjen LIVE

‘Mora fjalë’, kënga legjendare për heroin e Kosovës, Adem Jasharin, është nga ata këngë e ata vargje që nuk do ta shijojnë kurrë vdekjen pasi do të jetojnë gjithmonë në frymën e çdo shqiptari. Naim Gjoshi i dha jetë këtyre vargjeve ndërsa Shkurte Fejza e bëri ‘himn’ anembanë diasporës me zërin e saj ikonik.

Më 10 shtator në stadiumin ‘Air Albania’ në fitoren magjike ndaj Polonisë, kjo këngë u këndua nga 22 mijë shqiptarë që ishin në shkallët e tribunave së bashku me lojtarët e Kombëtares. Jehona e tifozëve që brohorisnin vargjet legjendare shkaktoi emocione të papërshkrueshme.

E sigurtë që sonte ndaj Çekisë, këto vargje do të përsëriten, por ku ka më mirë se vetë ajo e cila i bëri këto vargje himn t’i këndojë në stadium. Shkurte Fejza do të performojë sonte live këngën legjendare përpara 22.500 tifozëve kuqezi e ato 25 lojtarë për të dhuruar një moment historik e të paharrueshëm.

Mbetet vetëm të presim e të shijojmë zërin e Shkurte Fejzës dhe brohoritjen e tifozëve.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga