
Shorti i hedhur sot në Nion të Zvicrës ka zbuluar se kundërshtari i radhës për Partizanin në rast se do të kualifikohet përballë Ferencvarosh do të jetë fituesi i çiftit Salzburg - Liepaja.
Takimi i parë do të luhet në fushën e Partizanit ose Ferencvarosh, ndërsa takimi i kthimit në fushën e fituesit të çiftit kundërshtar.
Partizani ka barazuar ndeshjen e parë me Ferencvarosh në Elbasan me shifrat 1-1, ndërsa takimi i kthimit do të luhet ditën e mërkurë më datë 20 korrik në Budapest.
Salzburg ka fituar ndeshjen e parë ndaj Liepaja me shifrat 1-0. Salzburg është ekipi kampion i Austrisë ndërsa Liepaja ekipi kampion i Letonisë.
Poll