Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Hetimi Financiar në zyrat e Juventus, dyshime për transaksione të dyshimta, në telashe krerët e klubit

Shkruar nga NEWSPORT
Hetimi Financiar në zyrat e Juventus, dyshime për transaksione të

Guardia di Finanza në Itali ka mbërritur në selinë e Juventus. Hetimi financiar në vendin fqinj ka dyshime se bardhezinjtë kanë ndryshuar fitimet për tre sezonet e fundit, teksa shumat dhe të ardhurat janë nën hetim.

Gjithçka lidhet me tregun e transferimeve në tre sezone, 2018-19, 2019-20, 2020-21. Sipas informacioneve në mediet italiane, presidenti Agnelli, Nedved dhe Paratici (ish-drejtori sportiv) janë nën hetim pas bilanceve të gjetura dhe dyshimit për “kontabilitet të rremë”.

Fitimet kapitale të Zonjës në merkatot e fundit lidhen me 42 transferime, teksa mes tyre janë edhe lëvizjet e Pjanic apo Arthur. Dje në mbrëmje, Prokuroria e Torinos ka lëshuar një deklaratë ku sqaron çështjen.

“Pasdite e sotme, me urdhër të kësaj Prokurorie, Guardia di Finanza kanë kryer kontrolle lokale në zyrat e Torinos dhe Milanos të Juventus Football Club.

Hetuesit e Njësisë së Policisë Ekonomiko-Financiare Torino, të deleguar në hetime, u udhëzuan të gjenin dokumentacion dhe elementë të tjerë të dobishëm në lidhje me pasqyrat financiare të kompanisë të miratuara në vitet 2019-2021, si për blerjen ashtu edhe për shitjen e të drejtave, për performancën sportive të lojtarëve dhe formimin e rregullt të pasqyrave financiare.

Aktualisht, aktivitetet kanë për qëllim konstatimin e krimit të komunikimeve të rreme nga shoqëritë e listuara dhe lëshimin e faturave për transaksione që nuk ekzistojnë, ndaj drejtuesve të lartë dhe drejtuesve të fushave të menaxhimit të biznesit, financiar dhe sportiv.

Në shqyrtim janë operacione të ndryshme transferimi të lojtarëve profesionistë dhe shërbimet e ofruara nga disa agjentë të përfshirë në ndërmjetësuesit përkatës.

Profili i përgjegjësisë administrative për një krim merret edhe për shoqërinë, me kusht që një person juridik të ketë përfituar nga kryerja e disa veprave të veçanta.

Për të mbrojtur tregun financiar, kërkimet filluan pas mbylljes së tregtimit javor në bursën italiane, ku klubi i futbollit është i listuar në Euronext Milan Market (ish Mercato Telematico Azionario - MTA), pra sektori i rezervuar për kapitalizimin e mesëm dhe të madh.

Aktivitetet në zhvillim i janë komunikuar Komisionit Kombëtar për Shoqëritë dhe Bursën - CONSOB dhe Prokurorit Federal të ngritur pranë Federatës Italiane të Futbollit.

Hetimi i quajtur “PRISMA”, ka nisur në maj të vitit 2021 dhe i është besuar një grupi Gjyqtarësh të Grupit të Ekonomisë, të përbërë nga zëvendësprokurorët Ciro Santoriello, Mario Bendoni dhe zv.prokurori Marco Gianoglio, duke shfrytëzuar edhe aktivitetet teknike të përgjimit të komunikimeve", thuhet në deklaratë.

Transaksionet e dyshimta (*milionë euro):

  • Nicolò Rovella : blerë nga Juventusi për 18 milionë euro nga Genoa, ku ende luan në huazim;
  • Manolo Portanova : shitet për 10 milionë nga Juventusi te Genoa, ku luan aktualisht;
  • Elia Petrelli : i shitur te Genoa për 8 milionë, sot luan si huazim te Ascoli;
  • Kevin Monzialo : i shitur te Lugano (ku ai ende luan) për 2.5 milionë;
  • Christopher Lungoyi : blerë për 2.5 milionë nga Lugano, ku u la në huazim;
  • Franco Tongya : shitet për 8 milionë te Marseille, ku luan në ekipin B;
  • Marley Aké : i blerë nga Marseja për 8 milionë, sot luan në Juventus U 23;
  • Giulio Parodi : shitur te Pro Vercelli për 1.32 milionë;
  • Davide De Marino : blerë nga Pro Vercelli për 1.5 milionë, luan në Juventus U 23;
  • Kaly Sene : i shitur te Basel për 4 milionë, sot luan në formë huazimi te Grasshoppers;
  • Hajdari Albian : u transferua nga Basel në Juventus për 4.38 milionë, ai luan në Juventus Primavera;
  • Rafael De Fonseca : shitur te Amiens për 1.5 milionë;
  • Felix Nzouango : tërhequr nga Amiens për 1.9 milionë, luan në Primavera të Juventusit;
  • Francesco Lamanna : shitet te Novara për 900 mijë euro, sot luan te Gubbio;
  • Tommaso Barbieri : blerë nga Novara për 1.4 milionë, tani luan në Juventus Under 23;
  • Eric Lanini : i shitur te Parma për 2.385 milionë, luan në formë huazimi te Reggiana;
  • Alessandro Minelli : Juventusi e bleu nga Parma për 2.91 milionë, sot është në huazim te Cosenza;
  • Edoardo Masciangelo : i shitur te Pescara për 2.3 milionë, tani luan në Serinë B në Benevento;
  • Matteo Brunori : i tërhequr nga Pescara për 2.93 milionë, Juventusi më pas e huazoi te Entella vitin e kaluar dhe te Palermo në verë;
  • Leonardo Loria : i shitur për 2,473 milionë te Piza, e cila e huazoi te Monopoli;
  • Stefano Gori : blerë nga Pisa për 3.2 milionë, Juventusi më pas e huazoi te Como;
  • Pereira da Silva : i shitur Barcelonës për 7.866 milionë euro, luan në Barça B;
  • Miralem Pjanic : i shitur te Barcelona për 60.842 milionë, sot luan në formë huazimi te Besiktas;
  • Arthur : blerë nga Barcelona për 72 milionë;
  • Alejandro Marques : blerë nga Barcelona për 8.2 milionë, Juventusi e dha në huazim te Mirandes në verë;
  • Joao Cancelo : shitur te Manchester City për 65 milionë;
  • Pablo Moreno : shitet te Manchester City për 10 milionë, tani është i huazuar te Girona;
  • Danilo : blerë nga Manchester City për 37 milionë;
  • Felix Andrade : blerë nga Manchester City për 10.508 milionë, bardhezinjtë e kanë huazuar te Parma;
  • Emil Audero : shitur te Sampdoria për 20 milionë;
  • Daouda Peeters : blerë nga Sampdoria për 4 milionë, Juventusi e huazoi te Standard Liegi;
  • Erasmo Mulè : blerë nga Sampdoria për 3.5 milionë, bardhezinjtë e huazuan te Cesena;
  • Giacomo Vrioni : nga Sampdoria te Juventus për 3.88 milionë, huazuar te WSG Tirol;
  • Nicolò Frankfurt : shitur te Sampdoria për 1.7 milionë;
  • Erik Gerbi : shitet te Sampdoria për 1.3 milionë, është i huazuar te Poli në Rumani;
  • Matteo Stoppa : shitet te Sampdoria për 1 milion, ai është i huazuar te Juve Stabia;
  • Michael Brentan : i shitur për 225 mijë euro Sampdoria-s që e huazoi te Pro Sesto;
  • Andrea Adamoli : i shitur për 500 mijë euro Empolit që e huazoi te Cesena;
  • Leonardo Mancuso : shitur te Empoli për 4.5 milionë;
  • Marco Lipari : blerë nga Empoli për 600 mijë euro, huazuar nga bardhezinjtë te Juve Stabia;
  • Tommaso Maressa : blerë nga Empoli për 500 mijë euro, luan në Juventus Primavera;
  • Marco Olivieri : blerë nga Empoli për 2.4 milionë, Juventusi më pas e huazoi te Lecce.
Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga