
Florent Hasani është i vetmi që e konkurron Dwamenan, pas vdiq tragjikisht në fushën e lojës më 11 nëntor. Ka kaluar thuajse 1 muaj, por ish-sulmuesi ganez vazhdon të përfaqësojë Egnatian në krye të listës së golashënuesve me 9 gola. Po aq numëron dhe Hasani, pasi shënoi në derbin e fundit të luajtur më 3 dhjetor(Tirana 1-1 Partizani).
Me 8 gola ndjek Bekim Balaj i Vllaznisë, ndërsa po i vetëm me 6 gola është qendërsulmuesi i Partizanit Bintsouka. 3 javë kanë mbetur për t’u mbyllur gjysma e sezonit dhe më pas lojtarët do shijojnë pushimet e dimrit.
Kujtojmë se Egnatia mban vendin e parë me 33 pikë. Partizani ndodhet në të dytin me 4 më pak, por 1 ndeshje më shumë për t’u luajtur. Ndërsa 4 vendet e para mbyllen me Tiranën dhe Skënderbeun, që ndjekin respektivisht me 22 dhe 21 pikë.