Harry Maguire me shumë mundësi do t’i japë fund aventurës së tij te Manchester United. Asgjë nuk është e sigurt, por gjasat janë të larta që mbrojtësi të largohet nga United në merkaton e ardhshme verore.
Pavarësisht se shpeshherë është kryqëzuar nga tifozët për shkak të gafave që ai bën, për Maguire ka oferta nga shumë klube. Një nga ekipet më të interesuara është West Ham. Këta të fundit kanë shprehur interes serioz për shërbimet e Maguire, ku rolin kryesor në këtë transferim pritet ta luajë, trajneri David Moyes.
Kujtojmë që kontrata e 31-vjeçarit me “Djajtë e Kuq” përfundon në qershorin e vitit 2025, teksa vetë klubi i United është i gatshëm ta lërë të lirë për të paktën 20 milionë euro. Një shifër kjo e përballueshme për arkat e West Ham, teksa ajo ç’ka pritet është vetëm drita jeshile nga vetë futbollisti.