Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Harrohet vendimi i CAS-it, "pengu" i Ilir DAJËS te PARTIZANI

Shkruar nga NEWSPORT
Harrohet vendimi i CAS-it, "pengu" i Ilir DAJËS te PARTIZANI


Partizani ndodhet në Ohër ku po zhvillon tjetër fazë përgatitore në vigjilje të sezonit të ri. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja po merr ngarkesën e duhur. Ajo që vlen të theksohet është gjendja e lojtarëve që ka njohur progres të jashtëzakonshëm. Tekniku kryeqytetas nuk ka "kursyer" askënd duke bërë maksimumin me lojtarët që ka në dispozicion. Situata në skuadër është kthyer përmbys, teksa të gjithë janë optimistë për sezonin e ri.

Edhe pse fillimisht gjithçka u rëndua për shkak të përgjigjes negative të UEFA-s sa i përket bllokimit të merkatos, tashmë kjo çështje është lënë pas dhe po mendohet për t'u bërë më e mira. Burime pranë trajnerit tregojnë se ai është i kënaqur me futbollistët që ka në dispozicion. Por, problem mbetet vetëm lojtari para mbrojtjes.

Daja ka provuar disa, por askush s'është siç 53-vjeçari do e dëshironte. Pikërisht në këtë pozicion pritej të ndërhyhej në merkato, për të gjetur atë që Ilir Daja e quan si "ekran" të skuadrës. Pritet që me fillimin e sezonit diçka të tillë ta bëjë Besnik Ferati, mesfushor i talentuar që arriti të fitonte disa minuta në edicionin e shkuar me të kuqtë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga