Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Hapoel Beer Sheva ''kërcënon'' Laçin me fitoren e frikshme ndaj ekipit gjeorgjian, Wolsburg dhe Granada...'trampolina'' e turit të dytë

Shkruar nga NEWSPORT
Hapoel Beer Sheva ''kërcënon'' Laçin me

Para pak minutash u hodh shorti i turit të dytë të Europa League.  Kukësi sfidon Wolsburgun, Laçi ''gjen'' Hapoel  Beer Shevan dhe Teuta ndaj Granadës (Ekipet shqiptare luajnë në shtëpi).

Rivali i kurbinasve për të ardhur deri këtu ka kaluar gjeorgjianët e Dinamo Batumit. Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-0.

Izraelitët e Beer Sheva janë një ekip me emër në Europa Ligue, teksa në vitin 2016 mposhtën Interin me rezultatin 0-2 . Ky takim vlente për grupet e Europa League, duke nxjerrë kështu jashët loje ekipin gjigand nga Milano.

Sa i përket kundërshtarëve të Teutës dhe Kukësit, ato kanë kaluar direkt në turin e dytë.

 Gjermanët e Wolsburg u rënditën të shtatët në kampionat, çka bënte që të kalonte në kualifikueset e Europa League, pra jo direkt. Në sezonin e kaluar Wolsburg bëri një paraqitje të mirë në Europa League, teksa u ndal vetëm nga Shakhtar, në çerkfinale (3-0, 2-1).

Shkëndija do përballet në transfertë ndaj rumunëve të Botosanit. Botosani ka kaluar pengesën e kazakëve të Ordabasy, duke i mposhtur 1-2. Sa i përket  Dritës, ekipit Kosovar do përballet me Sileksin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga