Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Hap fals i Romës, Ramadani dhe Lecce ndalin kryeqytetasit

Shkruar nga NEWSPORT
Hap fals i Romës, Ramadani dhe Lecce ndalin kryeqytetasit

Roma është ndalur në transfertë përballë Lecces në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të kampionatit italian. Sfida e zhvilluar në “Stadio Via del Mare”, përfundoi me rezultatin 0-0.

Një ndeshje e luftuar nga fillimi e deri në fund, por me ekipet që nuk arritën të finalizonin aksionet e tyre.

Ndërsa te Lecce një nga më të mirët ishte Ylber Ramadani. Mesfushori i Kombëtares shqiptare luajti gjatë gjithë kësaj sfide, duke u ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 81’. Me këtë karton, Ramadani do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Lecces.

Pas këtij barazimi Lecce shkon në kuotën e 29 pikëve në vendin e 13-të, ndërsa Roma në vendin e 5-të me 52 pikë të grumbulluara.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga