• Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • FITNESS
Newsport.al
Newsport.al
  • Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • FITNESS
Home
KRYESORE

Halili, tre premtime të mëdha në kofirmimin e Dajës

June 13, 2016 KRYESORE, VENDI 0 comments

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
Halili, tre premtime të mëdha në kofirmimin e Dajës
KRYESORE
Presidenti i Tiranës Refik Halili dhe Gentian Muça

Klubi Tirana ka organizuar para pak çastesh në mesditë një konferencë për shtyp, ku presidenti Refik Halili ka konfirmuar zyrtarisht trajnerin Ilir Daja dhe të dy bashkë kanë folur për përgatitjet e skuadrës dhe objektivat për ta kthyer atë në majat e futbollit shqiptar. Gjatë fjalës së tij, presidenti Halili ka bërë edhe 3 premtime të mëdha, që janë një merkato e fuqishme, investime në infrastrukturë dhe riorganizim të administratës së klubit.

refik haliliJa fjala e plotë e presidentit Halili: “Përshëndes gjithë tifozët e Tiranës dhe uroj që të gjithë bashkë të kemi sukses në sezonin e ri. Jemi të detyruar të bëjmë përgatitjet për përfaqësimin në Kupat e Europës dhe boshtin e ekipit e kemi, por kuptohet që duhet të bëjmë përforcime. Merkatoja do të bëhet e ndarë në dy faza. Tani që nuk kemi shumë kohë, duhet të bëjmë ndonjë afrim të shpejtë,  dhe më pas për sezonin e ri, që është periudha pas Kupave të Europës, ku do të kemi më shumë kohë. Me trajnerin Ilir Daja kemi bërë një pakt, që kishte të bënte me Kupat e Europës. Gjatë kësaj kohe kemi parë punën që ka bërë profesori dhe kemi rënë dakord, që puna të vazhdojë për dy vite dhe jo për një vit. Gjatë gjithë kësaj kohe po punojmë. I kemi gjërat të qarta dhe bisedimet me lojtarët e sezonit që shkoi do të jenë të shpejta. Secila palë do të ketë kushtet e veta dhe shpresojmë të biem dakord. E rëndësishme është që stërvitja të fillojë dhe të jemi gati sa më shpejt. Nëse marrim pjesë në Kupat e Europës, duhet të shpejtojmë, kurse për sezonin e ardhshëm do të flasim, sepse kemi kohë. Duhet shumë kujdes në merkato për të bërë përforcime të fuqishme. Ju premtoj tifozëve të Tiranës se shumë shpejt do të bëjmë merkato të fuqishme. I uroj seksese Elis Bakajt atje ku ka shkuar, ndërkohë që prurjet do të jenë më të shumta se sezonet e kaluara. Do të fokusohemi edhe te grupmoshat, kështu që tifozët nuk duhet të na paragjykojnë për këtë. Më pas do të bëjmë edhe një analizë të përgjithshme , sepse nga koha që unë jam në krye të Tiranës  kemi dështuar. Do të themi se çfarë do të bëjmë për investimet në infrastrukturë, do të flasim për borxhet dhe për organizimin e klubit, që janë çështje shumë të rëndësishme. Duam të shkojmë aty ku i takon klubit të Tiranës. Për këtë duhet të bëjmë sakrifica dhe blerje shumë cilësore.”

Daja

Trajneri i konfirmuar i Tiranës, Ilir Daja

DAJA – Më pas ka folur edhe trajneri Daja, i cili ka falënderuar drejtuesit për besimin dhe ka premtuar maksimumin. Ai ka thënë se për në Europë mund të ketë huazim lojtarësh nga skuadra të tjera, ngaqë koha është e shkurtër: “Falënderoj së pari presidentit Halili dhe drejtuesit për besimin dhe vazhdimin  e bashkëpunimit.  Dihet se kreditet e një trajneri janë maksimale, kur drejton ekipin më të titulluar të vendit.  Një element tjetër është edhe suporti, që më kanë dhë pjesa dërrmuese e tifozëve të Tiranës në rrjetet sociale. Për arsye që dihen, nuk u arrit objektivi sezonin që shkoi, por në të ardhmen do të bëjmë maksimumin. Çelësi i suksesit do të jetë bashkëpunimi mes palëve për të arritur objektivat. Sigurisht që kemi ditë që bashkëpunojmë me presidentin dhe objektivi i parë ishte ruajtja e grupit. Një ekip si Tirana, me objekiva madhorë, nuk mund të ndërtohet nga e para. Kemi parë pikat, ku duhet të përforcohemi dhe duhet të shtojmë konkurrencën. Merkaton e kemi ndarë në dy etapa, ku e para është nevoja emergjente për ndonjë lojtar, qoftë edhe në formë huazimi, për Ligën e Europës. Do të bëjmë maksimumin në këtë kohë të shkurtër. Meqenëse situata është e tillë, mund të huazojmë ndonjë lojtar. Etapa e dytë dhe shumë e rëndësishme ka të bëjë me objektivin e sezonit të ri. Nuk kemi pse të nxitohemi. Dihet që pritshmëritë janë të mëdha, por pa ditur cili do të jetë grupi, është e kotë të flasim për objektiva realë, është absurde”, – tha trajneri Daja në konferencën e sotme.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
Next article Fanella e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme tremb grekët
Previous article Formacioni i mundshëm ndaj Francës

Në datën 25 maj, në orën 21:00 zhvillohet finalja e madhe e Conference League në stadiumin Air Albania. Cila skuadër do të triumfojë në ndeshjen historike?

View Results

Loading ... Loading ...

Shkrime të Ngjashme

“Kemi zhdoganuar dy Kupa sot, halle si këto paçim”, Edi RAMA: Unë s’e di kë kemi kapiten në Kombëtare, Lorikun mbaj mend
May 22, 2022

“Kemi zhdoganuar dy Kupa sot, halle si këto paçim”, Edi RAMA: Unë s’e di kë kemi kapiten në Kombëtare, Lorikun mbaj mend

Historia fantastike e dy vëllezërve shqiptarë, klubi i FEYENOORD i ndjek si “magnet”
May 22, 2022

Historia fantastike e dy vëllezërve shqiptarë, klubi i FEYENOORD i ndjek si “magnet”

VIDEO/ Kupa e Botës në Shqipëri, CANA luan futboll me Gilberto Silvan
May 22, 2022

VIDEO/ Kupa e Botës në Shqipëri, CANA luan futboll me Gilberto Silvan

FOTO/ Victor Da Silva “tallet” me tifozët e Vllaznisë: Ndoshta ndeshja e fundit, ndoshta jo...
May 22, 2022

FOTO/ Victor Da Silva “tallet” me tifozët e Vllaznisë: Ndoshta ndeshja e fundit, ndoshta jo...

FOTO/ 1 dekadë pritje, Milanit i bashkohen në Sassuolo tifozë nga Shqipëria
May 22, 2022

FOTO/ 1 dekadë pritje, Milanit i bashkohen në Sassuolo tifozë nga Shqipëria

Finalja e Conference League, Edi RAMA: Tirana, një Romë e vogël! Jemi në lartësinë e duhur
May 22, 2022

Finalja e Conference League, Edi RAMA: Tirana, një Romë e vogël! Jemi në lartësinë e duhur

Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Lajmet e fundit

___

May 22 5:13 PM
BOTA

VIDEO/ Befasi në “Anfield Road”, Wolverhampton ndëshkon Liverpool!

May 22 5:02 PM
BOTA

Ka luajtur për Milan dhe Inter, “Bobo” Vieri: Titulli nuk është fituar ende!

May 22 4:48 PM
BOTA

FORMACIONET ZYRTARE/ Sot vendoset kampioni i Serie A, titullarët në ndeshjet e Inter dhe Milan

May 22 4:42 PM
SPORTMIX

Formula 1/ Ferrari dështon, Max Verstappen fiton çmimin e madh të Spanjës

May 22 4:29 PM
BOTA

Sassuolo synon t’i prishë festën Milanit, flet sulmuesi: Duam vetëm tri pikët!

May 22 4:27 PM
VENDI

“Kemi zhdoganuar dy Kupa sot, halle si këto paçim”, Edi RAMA: Unë s’e di kë kemi kapiten në Kombëtare, Lorikun mbaj mend

May 22 4:16 PM
BOTA

Historia fantastike e dy vëllezërve shqiptarë, klubi i FEYENOORD i ndjek si “magnet”

May 22 4:04 PM
BOTA

FORMACIONET ZYRTARE/ Dita e titullit, Guardiola dhe Klopp përzgjedhin titullarët

May 22 3:48 PM
KRYESORE

VIDEO/ Kupa e Botës në Shqipëri, CANA luan futboll me Gilberto Silvan

May 22 3:30 PM
KRYESORE

FOTO/ Victor Da Silva “tallet” me tifozët e Vllaznisë: Ndoshta ndeshja e fundit, ndoshta jo…

May 22 3:09 PM
BOTA

FOTO/ 1 dekadë pritje, Milanit i bashkohen në Sassuolo tifozë nga Shqipëria

May 22 2:52 PM
BOTA

Finalja e Conference League, Edi RAMA: Tirana, një Romë e vogël! Jemi në lartësinë e duhur

May 22 2:39 PM
VENDI

FOTO/ Dibra ndjek shembullin e Fierit, surprizon tifozët para sfidës vendimtare

May 22 2:22 PM
BOTA

Ivan BALLIU mbyll sezonin me Rayo Vallecano, ka një mesazh për tifozët

May 22 2:07 PM
BOTA

VIDEO/ Deklarata e Mourinhos për Shqipërinë, kryeministri Edi Rama “krenohet”

May 22 1:53 PM
BOTA

VIDEO/ Bashkohen tifozët e Milanit, mijëra kuqezinj bëhen gati për të “pushtuar” Sassuolon

May 22 1:40 PM
BOTA

VIDEO/ Rey Manaj fantastik! Bomberi shqiptar i shënon Napolit, VAR i prish festën

May 22 1:26 PM
BOTA

FOTO/ Paralajmërojnë trazira në Tiranë, tifozët e Lazios ironi me Romën: Më mirë flini në Durrës

May 22 1:11 PM
VENDI

FOTO/ Vazhdon eksodi te Skënderbeu, titullari i mbrojtjes zyrtarizon largimin

May 22 12:58 PM
BOTA

Milan apo Inter, Seria A njeh sot fituesin, projektohen titullarët e dy sfidave

May 22 12:41 PM
BOTA

E BUJSHME/ Merr fund, lajm i keq për Milan para sfidës “finale”

May 22 12:08 PM
VENDI

Bileta “Superiore”, Egnatia njeh nesër rivalin e ndeshjes “play out”

May 22 11:49 AM
VENDI

Kategoria Superiore U-17, përcaktohen dy çiftet gjysmëfinaliste

May 22 11:29 AM
BOTA

FOTO/ “Bashkë luftuam, djersitëm dhe fituam”, Lazio hedh postimin prekës për Strakoshën

May 22 11:10 AM
KOSOVA

FOTO/ Epike në Kosovë, Ballkani feston titullin, biznesi jep njoftimin e veçantë

May 22 10:51 AM
BOTA

VIDEO/ “Ku është Mbappe?” Tifozët e Barçës festojnë dhe tallen me Real Madrid

May 22 10:30 AM
BOTA

FOTO/ Sot është dita, Inter pret hapin fals të Milanit, lojtarët me mesazhe optimizmi

May 22 10:12 AM
KRYESORE

Për herë të parë, ish- kampioni brazilian sjell Kupën e Botës në Shqipëri (FOTO)

May 22 10:01 AM
VENDI

FOTO/ Festa e çmendur në dhomat e zhveshjes, Tirana fitoi derbin e moshave dhe pret finalen e madhe

May 22 9:43 AM
BOTA

E papritur në Paris, largohet nga PSG ideatori i transferimeve të mëdha, në rrezik dhe Pochettino

May 22 9:25 AM
Conference League

Finalja e Champions League në Tiranë? Duka tregon të gjitha prapaskenat dhe çfarë pritet: Fitimi 140 milion euro

May 22 9:06 AM
BOTA

FOTO/ Shtypi spanjoll “masakron” Mbappen: Ai humbet, zgjodhi paratë para Legjendës (PRAPASKENAT)

May 22 8:46 AM
KRYESORE

Tirana në festë, Kukësi dhe Vllaznia për Europën, njihuni me javën e fundit të Abissnet Superiore

May 22 8:28 AM
BOTA

VIDEO/ Lamtumirë speciale, Lazio nderon Strakoshën pas 9 vitesh dhe 261 ndeshjesh, gardiani shkon në Premier League

May 22 12:05 AM
BOTA

Zgjidhet lojtari më i mirë në Premier League, emri i fituesit nuk është aspak surprizë

Sondazh

Në datën 25 maj, në orën 21:00 zhvillohet finalja e madhe e Conference League në stadiumin Air Albania. Cila skuadër do të triumfojë në ndeshjen historike?

View Results

Loading ... Loading ...

SHTYPI I DITËS

NDESHJET E RADHËS

RENDITJA – KATEGORIA SUPERIORE

Itali – Serie A

Spanjë – La liga

Angli – Premier League

Gjermani – Bundesliga

  • Kryesore
  • KOMBETARJA
  • SUPERIORE
  • VENDI
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
  • FITNESS
  • Back to top
© NewSport.al 2021. All rights reserved.
Adresa: Rr. Emin Duraku, Hyrja nr.1, Ap.14, Tiranë
Kryeredaktor: Retin Toka
Tel: +355 (0) 695537777
Email: [email protected]
Website: http//newsport.al
NEWSPORT SHPK, NIPT: L61808003P