Pas vendimit që CAS ka marrë për t'i rikthuer titullin e vitit 2015-2016 Skënderbeut, komentet kanë qenë të shumta. Tifozë të klubit korçar por jo vetëm janë shfaqur të lumtur duke e cilësuar vendimin e marrë së fundmi si të drejtë dhe të munguar prej kohësh.
I fundit që ka reaguar lidhur me këtë ka qenë gazetari, Ervin Baku. Ai ka postuar një foto në llogarinë e tij në Facebook, ku si diçiturë shkruan: Ne futboll, titujt fitohen në fushë. Haka shkoi tek i Zoti!!! SKËNDERBEUT i kthehet titulli i vitit 2015-2016!!! I hequr padrejtësisht, pa asnjë sens dhe pa asnjë logjikë... Drejtësia funksionon. KAS-i jep drejtësi. Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim fjalën e tij të fundit. Unë besoj te drejtësia!!!"
[caption id="attachment_225764" align="aligncenter" width="480"] Fotoja e postuar nga Ervin Baku[/caption]