Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Forma spektakolare e Asllanit "tundon" Barcelonën, sulmuesi i Kosovës "driblon" përgjigjen e gazetarit pas ndeshjes me Mainz

Shkruar nga NEWSPORT
Forma spektakolare e Asllanit "tundon" Barcelonën, sulmuesi i
Fisnik Asllani

Fisnik Asllani mund t'i gëzohet me meritë vëmendjes së madhe që po merr nga skuadrat më të mëdha të botës, pas paraqitjeve të jashtëzakonshme që po tregon këtë sezon me Hoffenheim në Bundesliga.

Pasi shënoi një gol spektakolar nga jashtë zone për skuadrën e tij, edhe pse kjo e fundit nuk ia doli të fitojë në shtëpi, duke u mposhtur 1-2 nga Mainz, ka dhënë sërish përgjigje mbi "sinjalet" që vijnë nga Spanja drejt tij. 

Pas takimit, sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës është pyetur sërish për zërat që e lidhin atë me një transferim te Barcelona, pasi katalunasit e kanë spikatur si pasuesin potencial të Robert Lewandowskit. 

"Jam i përqëndruar vetëm në atë çfarë ndodh në fushë. Dua të vazhdoj të performoj në këto nivele, të ndihmoj skuadrën, qoftë me gola, asiste apo të tjera mënyra. Thjesht dua të jap gjithçka për ekipin tim. Çfarë ndodh rreth meje, me sinqeritetin më të madh them se nuk më intereson. Të gjithë flasin dhe vetëm flasin. Siç e kam thënë edhe më herë, unë ndikohem vetëm me atë se çfarë ndodh brenda në fushë", ishin deklaratat e 24-vjeçarit.

E ardhmja e sulmuesit shqiptar është ende e hapur, pasi klauzola e lirimit shkon në 25-30 milionë euro, shifër lehtësisht e "përtypshme" për arkat e një klubi të madh si Barcelona. 

 

Poll

Lexo gjithashtu