Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

CHAMPIONS LEAGUE/ Nga "klasikja" Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez! Njihuni me SFIDAT e sotme

Shkruar nga NEWSPORT
CHAMPIONS LEAGUE/ Nga "klasikja" Real Madrid-Bayern te dueli
Champions League

Sot do të luhen ndeshjet e para çerekfinale të Uefa Champions League, aty ku spikat dueli i gjigantëve të futbollit Real Madrid-Bayern Munich, si dhe dueli në Portugali mes Sportingut dhe Arsenal.

"Klasikja" e famshme dhe një finale e parakohshme, pritet të jetë kryefjala e mbrëmjes së sotme, pasi do të zbresin në fushë dy nga pretendentët kryesorë për të fituar trofeun më të lakmuar të Europës, sfidë e cila do të luhet në orën 21:00. Madrilenët nuk kanë asgjë për të humbur dhe do të bëjnë gjithçka për të fituar të paktën një trofe, ndërsa gjejnë bavarezët në superformë. 

Në të njëjtin orar do të luhet dhe dueli anglo-portugez. Pasi e mbyllën të parët në renditjen e përgjithshme me 24 pikë në 8 ndeshje të luajtura, skuadra e Mikel Artetës gjen përballë skuadrën që eleminoi "surprizën" e këtij edicioni, Bodo/Glimt.

"Topçinjtë" duhet të tregojnë kujdes pasi në ndeshjet në shtëpi, skuadra nga Lisbona nuk njeh asnjë humbje këtë sezon, duke e bërë akoma dhe më interesante këtë sfidë. 

Poll

Lexo gjithashtu