“Prisni gurë e domate tan jetën”. Një këngëtar shkodran shumë i njohur, si Frederik Ndoci është përfshirë në debatin e tifozërisë shkodrane që ka dënuar aktin e dhunës ndaj autobusit të tifozëve kuqeblu, nga ana e tifozëve bardheblu.
Ditën e djeshme pas ndeshjes Tirana – Vllaznia që u luajt në “Selman Stermasi” dhe përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të Vllaznisë, autobuzi i tifozëve të Vllaznisë për disa orë qëndroi në Tiranë pasi u qëllua me gurë nga tifozët bardheblu.
Akti vandal ka marrë reagime të forta të ashpra në rrjetet sociale për sjelljen jo të denjë të disa prej tifozëve të Tiranës.
Por në këtë debat ka ndërhyrë edhe këngëtari shkodran Frederik Ndoci.
“Ne tifozëve të tretun, na duhen veç fitore. Pastaj Tirona e ka të lehtë të kalojnë me Partizonin ose me Dinamon. Ne kemi vetëm Vllazninë. Pra prisni gurë e domate tan jetën”, shkruan Ndoci në rrjetin social Facebook.
[caption id="attachment_96108" align="alignnone" width="571"] Komenti i kengetarit te njohur, Frederik Ndoci[/caption]