
Ilkay Gundogan pritet të largohet nga Manchester City, pasi i përfundon kontrata në qershor të këtij viti. Sipas mediave në Spanjë lojtari nuk dëshiron të rinovojë kontratën me citizenët dhe në këtë mënyrë pritet transferimi i tij në La Liga.
Barcelona është skuadra e cila ka shfaqur interesim për shërbimet e tij dhe tashmë duket se katalanasit do të bindin 32-vjeçarin për të luajtur në “Camp Nou”.
Skuadra angleze nuk dëshiron që lojtari të largohet me parametra zero dhe në këto kushte do të tentojnë të mbajnë lojtarin e tyre në Premier League edhe pse janë të vëtëdijshëm për vështrirësinë e gjetjes së gjuhës së përbashkët mes tyre.
Poll