
“Ultras Guerrils” kanë bërë dhe postimin e parë për sfidën derbi, ndaj rivalëve të përjetshëm të Tiranës. Pasi kanë dhënë detajet e ditura tashmë, ndeshje që do luhet të dielën ora 19:00 në “Air Albania”, të kuqtë kanë krahasuar tifozët fanatik të Tiranës me influencerat e “showbiz”.
“Të dielën ora 19:00 Partizani luan në stadiumin "Air Albania" me ekipin Tirana (ekip i menaxhuar nëpërmjet rrjeteve sociale konform konventës së të drejtave të njeriut dhe i ndjekur me fanatizëm nga influencerat më në zë të showbizit e pasarelave tifozerike)”, shkruan Guerrils.
Kujtojmë se ndeshja e parë mes dy skuadrave është ndarë me fitoren e Partizanit 2 me 1 në tetor. Më 3 dhjetor pritet të njihet verdikti i dytë për këtë sezon.