Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Guardiolën e kënaq 1 pikë: Pse preferova të mos aktivizoj Haalandin

Shkruar nga NEWSPORT
Guardiolën e kënaq 1 pikë: Pse preferova të mos aktivizoj

Pep Guardiola ka folur pas barazimit pa gola mes Copenhagen dhe Manchester City-it, e vlefshme për fazën e grupeve në Champions League.

Trajneri i njohur u shpreh i lumtur për pikën e marrë duke vënë theksin te inferioriteti numerik. Në fund u ndal te mungesa e Erling Haaland që e ndoqi sfidën nga stoli.

"Jam i lumtur që skuadra dha gjithçka. Nuk është e lehtë të luash me një lojtar më pak për një orë në Europë. Në disa raste filluam shumë mirë, por më pas ndodhën shumë episode. Nuk jemi ende matematikisht të kualifikuar.

Haaland? Ai ishte shumë i lodhur pas ndeshjes së kampionatit dhe nuk ishte në formën më të mirë. Kështu që preferuam të mos e rrezikojmë", ka përfunduar Pep.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga