Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Guardiola kërkon falje publike: Më vjen turp nga vetja

Shkruar nga NEWSPORT
Guardiola kërkon falje publike: Më vjen turp nga vetja

Disa ditë më parë Pep Guardiola ka mbrojtur drejtuesit e ekipit që ai drejton Manchester City. Trajneri u shpreh se nuk mund të fajësohet Manchester City. Gjithashtu ai solli në kujtesë edhe vitin 2014. Atëherë kampionatin e fitoi City, por Liverpool ishte fare pranë titullit. Në javët e fundit ne ndeshjen me Chelsea, kapiteni i “the reds” Gerrard rrëshkiti dhe Chelsea shënoi gol. Prej kësaj gafe Liverpool humbi mundësinë të fitonte titullin. Për këtë rast Guardiola u shpreh para disa ditësh se nuk është faji i Manchester City që Gerrard u rrëzua dhe humbi titullin.

Për këtë deklaratë të disa ditëve më parë spanjolli foli sërish. Ai ka kërkuar falje për komentet ndaj Gerrard duke treguar se ka bërë një gabim.

“I kërkoj falje Gerrard për komentet e mia idiote dhe të panevojshme që thashë herën e fundit”, shprehet Guardiola.

“Ai e di që unë e admiroj atë dhe karrierën e tij, çfarë ai ka bërë për vendin e tij. Jam i turpëruar për çfarë thashë. I kam kërkuar falje atij privatisht dhe do ta bëj edhe publikisht”, ka përfunduar tekniku i Manchester City.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga