
Vetëm pak javë na ndajnë nga finalja e madhe e Champions League , ku Manchester City dhe Interit do të duelojnë mes tyre për trofeun e këtij kompeticioni. Më 10 qershor në Stamboll Pep Guardiola do të synojë të çoj në Manchester Champions League.
Në një intervistë për “La Gazzeta dello sport” ka folur Guardiola, i cili ka theksuar se gjithçka mund të ndodhë. Gjithashtu nënvizon se zikaltërtit kanë fituar 3 trofe dhe anglezët asnjëherë.
“Fillova të shikoja për disa minuta Interin, jam shumë i impresionuar nga ata në disa situata. Interi më bëri përshtypje me stilin e tyre të lojës. Thirra disa miqtë e mi që jetojnë në Itali për të më dhënë mendimin e tyre për zikaltrit.
Ata më thanë se duhet të qëndroj vigjilent sepse janë një skuadër serioze. Nuk ishte nevoja të ma thoshin sepse tashmë e kuptova në pak minuta që i pashë. Sigurisht që Interi mund të na mposhtë, ata e kanë fituar këtë trofe 3 herë dhe ne nuk e kemi fituar asnjëherë.
Ne duam të luajmë në mënyrën më të mirë që kjo të mos ndodhë. Që kur kam ardhur në Angli kam arritur të fitoj shumë tituj, ndonjëherë është e padrejtë të mendoj se nuk kemi një Champions League. Shpesh flasim me njëri-tjetrin dhe themi se duhet ta fitojmë. Edhe nëse nuk e bëjmë tani jam i sigurt që herët a vonë do ta fitojmë Champions League”, ka theksuar tekniku spanjoll.