
Melzin Lazimi nuk do të jetë më trajner i përkohshëm i Goga Basket, por do të marrë kompetenca të plota te kjo skuadër.
Humbja në finalen e Kupës së Shqipërisë kundër Teutës i kushtoi pankinën teknikut malazez, Nikola Milatovic, post i cili i është besuar Lazimit.
Tekniku 25 vjeçar ka arritur akordin me drejtuesit e ekipit privat deri në fundin e sezonit aktual. Debutimi i tij si trajner i ekipit të Goga Basket për meshkuj do të jetë këtë të shtunë ndaj Tiranës, duke nisur nga ora 17:00.
Poll