Dje u zhvillua edhe edicioni i 16-të i “Global Soccer Awards”, i cili është një ndër evenimentet më të rëndësishme sa i përket ndarjes së çmimeve për lojtarët. Konkretisht ylli portugez, Cristiano Ronado mori çmimin “Lojtari më i mirë i Lindjes së Mesme”, i cili në fakt është i 3-ti vit radhazi për të.
Megjithatë kur ai u ngjit në podium për të thënë fjalët e tij falenderuese por edhe për të marrë çmimin, CR7 nuk harroi që të gjithë vëmendjen dhe suksesin të ia dedikonte të fejuarës së tij, Georgina Rodriguez.
Gjatë fjalë së tij ai u shpreh se mbrëmja gala e cila po mbahej ishte ndër më të preferuat, pasi rrethohej nga njerëz të bukur. Duke veçuar kështu gruan, fëmijët dhe shokët e skuadrës së tij.
“Kjo gala është një ndër të preferuarat e mia, sepse shikoj shumë njerëz të bukur. Veçanërisht gruan time e cila është gjithmonë aty që të më mbështesë mua, por dhe fëmijët, prindërit dhe shokët e skuadrës gjithashtu”, ka thënë Ronaldo.
