Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

Një premtim “i zjarrtë” ndez finalen e Championsit, aktorja e filmave për të rritur ofertë “të parezistueshme” portierit të PSG-së

Shkruar nga NEWSPORT
Një premtim “i zjarrtë” ndez finalen e Championsit,
Portieri i Paris Saint-Germain, Matvey Safonov dhe aktorja Mary Rock

Paris Saint-Germain do të përballet me Arsenalin në finalen e Champions League, në ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Puskas Arena” të Budapestit, në orën 18:00.

Pak javë larg kësaj finaleje, një ofertë “tunduese” ka arritur në drejtim të portierit të francezëve, Matvey Safonov, i cili do të ketë edhe një motiv “ekstra” për të dhuruar një performancë të lartë në këtë duel mes gjigantësh.

Bëhet fjalë për aktoren e filmave për të rritur, njëkohësisht modele, Mary Rock e cila ka dalë publikisht me një “premtim” për gardianin rus: Çdo pritje që ai do të realizojë ndaj anglezëve përkthehet në një natë “të zjarrtë” me 27-vjeçaren.

“Nëse ai e përfundon sfidën pa pësuar gol, në mëngjesin e ditës së nesërme do të jemi bashkë. Përballë Arsenalit ka tashmë një arsye më shumë për të qenë i fokusuar. Oferta është bërë tashmë, do të varet vetëm nga Safonov”, mësohet të ketë thënë aktorja.

Mbetet për t'u parë se si do të jetë dhe përgjigjia e Safonov që do të jetë akoma më "i karikuar" për të dhënë maksimumin dhe pse jo, për të ruajtur edhe portën e paprekur ndaj "furisë" angleze. 

Poll

Lexo gjithashtu