Lamine Yamal vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe kjo për shkak të historive të dashurisë. Sulmuesi i Barcelonës është parë së fundmi në shoqërinë e influencueses Ines Garcia, e cila ka treguar dhe prapaskenën si është njohur me yllin e klubit katalanas.
“E njoha shumë rastësisht në një dyqan të vogël. M’u refuzua pagesa me kartë dhe pas meje ndodhej pikërisht Lamine që m’u afrua dhe i pagoi të gjitha ushqimet. Më pas filluam të bisedonim jashtë dyqanit, ishte shumë i qetë, qesharak dhe çuditërisht i përulur. S’e përmendi aspak futbollin, Barcelonën apo faktin që është i famshëm”, tregon fillimisht Garcia.
Më tej, 21-vjeçarja ndau dhe momentin kulminant, kur gjatë një videoje në TikTok, kuptoi identitetin e vërtetë të djaloshit 18-vjeçar.
“Hapa një video dhe gati sa s’më ra të fikët sepse po i njëjti që takova atë ditë, m’u shfaq në ekran me fanellën e Barcelonës dhe me miliona shikime”, shpjegoi influencuesja.
Kujtojmë se Yamal njihet për “aventurat” e tij në jetën sentimentale, pasi më herët ai u përfol gjerësisht për lidhjen me Nicki Nicole, një marrëdhënie që zgjati shumë pak muaj në vitin 2025, si dhe me Anna Gegnoso, Fati Vazquez dhe Jacque Ligero.
????????????️ | Lamine Yamal’s new girlfriend Ines Garcia on how she met Lamine: ????????
— Troll Touchline (@TrollTouchline) May 21, 2026
“I met Lamine in the most normal way ever ????
My card declined at a small shop and I was standing there stressed and embarrassed trying to transfer money from another account. Then this random boy… pic.twitter.com/d6hiwUqxEh
