Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

Ndarja e bujshme, “identifikohet” modelja “përvëluese” që prishi lidhjen Vinicius-Virginia

Shkruar nga NEWSPORT
Ndarja e bujshme, “identifikohet” modelja
Dayerly Rodrigues, Vinicius dhe Virginia Fonseca

Ndarja e sulmuesit Vinicius nga ish-partnerja Virginia Fonseca, ende “zienë” në mediat botërore. Mediumi brazilian “celebspotiguar”, ka hedhur më shumë “dritë” për këtë “panoramë”. Flitet për tradhëti nga ana e sulmuesit të Real Madrid, ndërsa jepen detaje.

Sipas mediumit të mësipërm, influencuesja e modelja Dayerly Rodrigues, ishte ftuar nga Vinicius për një festë në Madrid. Jo vetëm kaq, lojtari i Realit kishte pëlqyer disa nga fotot e modeles në rrjetet sociale.

Këtë veprim, ish-partnerja, Virginia Fonseca nuk e ka “përtypur” dot, e pasuar me vendimin drastik, ndarjen prej lojtarit me numrit “7” te “Galaktikët”.

Dayerly Rodrigues është mjaft popullore në rrjetet sociale, ndërsa numëron mbi 400 mijë ndjekës në Instagram, aty ku dominojnë pozat “përvëluese” dhe format “bombastike”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Celebs Potiguar (@celebspotiguar)

Poll

Lexo gjithashtu