Musiala, Adeyemi dhe logo e UÇK-së
Në një postim të radhës në rrjetet sociale, ish-komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj, tashmë në pozitën e kryetarit të subjektit politik AAK (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës), ka “pozuar” së bashku me mikeshën e tij, Loredana Zefi.
Kjo e fundit është artiste ndërkombëtare, e njohur në “gjuhën” e muzikës me emrin “Loredana”. Përkrahë Haradinajt dhe partneres së tij, Anitës, ishte një personazh mjaft i njohur në futbollin gjerman e më gjerë, fjala është për Karim Adeyemi.
Sulmuesi, thirret shpesh te “Pancerat”, ndërsa është titullar i padiskutueshëm te Borussia Dortmund. Adeyemi është partneri i Loredanës dhe dyshja kanë kohë që janë bashkë, duke marrë trajtën e çiftit të konsoliduar.
View this post on Instagram
Poll
