Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Goli i tij i rrëzoi nga kategoria, SKËNDERBEU bën gati rikthimin e bujshëm në Korçë

Shkruar nga NEWSPORT
Goli i tij i rrëzoi nga kategoria, SKËNDERBEU bën gati rikthimin

Sabien Lilaj mund të rikthehet të luajë për fanelën e Skënderbeut. Gjithçka bëhet e ditur nga shtypi i shkruar, për mesfushorin që aktualisht mban veshur fanelën e Dinamos.

Për këtë transferim drejtuesit korçarë duhet të bindin ata dinamovitë sepse do jenë rivalë sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë, dhe blutë e kryeqytetit duket se e kanë në plan Lilajn.

Mesfushori i shënonte Skënderbeut me penallti në minutat e fundit të ndeshjes që përfundoi 1-1. Me fanelën e Dinamos, i hoqi fitoren, që do rezultonte dhe fatale për bardhekuqtë, të cilët ranë nga kategoria.

Në Korçë po mendojnë për merkaton, pasi emri i tyre nuk përshtatet në kategoritë inferiore të vendit dhe duket që dëshira qëndron te rikthimi i bujshëm i Lilajt.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga