Bernard Berisha është kthyer në një “fenomen” më vete në kampionatin e Rusisë. Ish-sulmuesi i krahut të Skënderbeut ka shënuar 3 gola në 11 ndeshje të këtij sezoni të ri me Anzhin, ndërsa ka zhvilluar paraqitje mbresëlënëse.
Forma e tij e mirë ka bërë që vlera e kartonit të tij në tregun e transferimeve të trefishohet. Skënderbeu e shiti Berishën për 600 mijë euro te Anzhi, por tashmë sipas transfermarkt, vlera e tij llogaritet në 1.5 milion euro.
