Klubi kosovar i Prishtinës ka bërë një afrim me vlera së fundi. Në radhët e tij do të luajë sezonin e ardhshëm edhe sulmuesi i lindur në Gjermani, Mërgim Neziri. Bëhet fjalë për një lojtar 23-vjeçar, i cili në fillimet e karrierës së tij ka qenë pjesë e Freiburgut në Gjermani. Ai është aktivizuar edhe me Kalsruhen dhe Aalenin në Gjemarni, kurse sezonin e fundit ishte pjesë e Botosanit në Rumani. Origjina e Nezirit është kosovare, por ai vetë ka lindur në Gjermani. Për t’u përmendur është fakti se verën e kaluar ai është provuar te Flamurtari i Vlorës, por nuk ka mundur ta bindë stafin teknik. Tani ka nisur një ëventurë të re me Prishtinën në Kosovë, në vendin e origjinës së tij. Te ky klub do të gjejë edhe ish-futbollistët e Kombërtares shqiptare, Currin, Dallkun dhe Januzin.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.