Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Goditi arbitrin e ndeshjes, arrestohet lojtari shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
Goditi arbitrin e ndeshjes, arrestohet lojtari shqiptar

Ditën e djeshme bëri bujë lajmi i goditjes së njërit prej arbitrave në takimin e basketbollit mes Teutës dhe Tiranës. Ndeshja e zhvilluar në "Ramazan Njala" nuk shkoi si duhet, pasi lojtari i Tiranës Bruno Daliu masakroi me grushta arbitrin, duke u dashur ndërhyrja e lojtarëve të pranishëm në fushë për qetësimin e situatës. Daliu është revoltuar ndaj vendimeve dhe e ka qëlluar pa mëshirë arbitrin 26 vjeçar Jurgen Muho. Për fat të mirë gjendja e tij është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Sot është bërë arrestimi i lojtarit të Tiranës, me akuzën e "goditjes së arbitrit ose zyrtarit sportiv". 34 vjeçari Daliu është vënë në pranga nga uniformat blu, pikërisht për ngjarjen e djeshme. Me ligjin e ri të hyrë në fuqi në fillim të muajit tetor të këtij viti, nëse sportistët apo tifozët kryejnë akte dhune ndaj protagonistëve në fushë (arbitër apo zyrtar), vendosen menjëherë përpara përgjegjësisë penale.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga